Lajme

Vdes një person në Prishtinë – policia nis hetimet

Shiriti i policisë
Shiriti i policisë

Një person raportohet se ka vdekur në rrethana të dyshimta të enjten e 6 janarit në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti vazhdon të hetohet./SHQIP.com