Lajme

Vdes një person në Novobërdë, aksidentohet me kamionetë

Ilustrim

Ka vdekur një person në Novobërdë si pasojë e një aksidenti të trafikut.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, në aksident është përfshirë vetëm një kamionetë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Parallovë.

Është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku ku i përfshirë ishte vetëm një automjet (kamionetë). Si pasojë e aksidentit viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia e Kosovës

PK-ja, ka njoftuar se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion./Shqip.com