Lajme

Vdes një fëmijë në QKUK si pasojë e një aksidentit në Suharekë

Qendra Klinike Universitare e Kosovës

Një fëmijë ka vdekur si pasojë e lëndimeve nga një aksident trafiku.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në Suharekë, gjegjësisht në fshatin Reshtan gjatë ditës së martë.

Policia e Kosovës

“Si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti i trafikut me  18.03.2022 në QKUK ka ndërruar jetë viktima femër  kosovare (fëmijë)”, thuhet në njoftim.

PK ka bërë të ditur se trupi i pa jetë i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Shqip.com