Lajme

Vdes një fëmijë në QKUK– pasi u aksidentua në oborrin e shtëpisë së tij në Fushë Kosovë

Një fëmijë ka vdekur pasi është aksidentuar në oborrin e shtëpisë së tij.

Lajmin për SHQIP.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se fëmija i lënduar është dërguar në QKUK.

“Rreth orës 16:00, policia ka pranuar informatën se  fëmija i lënduar është dërguar në QKUK,  ku edhe  është konstatuar vdekja e tij. Viktima dyshohet të jetë aksidentuar në oborrin e shtëpisë në “Lagja 28” në Fushë Kosovë”.

Aktualisht policia po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen./shqip.COM