Lajme Botë

Vdes Mbretëresha e Anglisë në moshën 96-vjeçare

Mbretëresha e Mbretërive të Bashkuara, Elizabeth

Mbretëresha Elizabeth II ka vdekur në Balmoral në moshën 96-vjeçare, pasi mbretëroi për 70 vjet.

Familja e saj u mblodh në pronën e saj skoceze pasi shqetësimet u rritën për shëndetin e saj më herët të enjten, shkruan BBC.

Me vdekjen e saj, djali i saj i madh Charles, ish Princi i Uellsit, do të udhëheqë vendin në zi si Mbreti i ri dhe kreu i shtetit për 14 mbretëritë e Commonwealth.

Lexo edhe:
Jeta e Mbretëreshës Elizabeth II përmes fotografive

Buckingham Palace e ka konfirmuar vdekjen  e 96-vjeçares.

“Mbretëresha vdiq paqësisht në Balmoral këtë pasdite. Mbreti dhe bashkëshortja e Mbretëreshës do të qëndrojnë në Balmoral këtë mbrëmje dhe do të kthehen në Londër nesër.”

Mbretëresha erdhi në fron në vitin 1952 dhe dëshmoi ndryshime të mëdha shoqërore./Shqip.com