Sport

Vdes futbollisti turk – Ahmet Yilmaz Çalik

Vdes futbollisti Ahmet Yilmaz Calik

Sot ishte ditë zie për futbollin në Turqi.

Ahmet Yilmaz Çalik ka ndërruar jetë. Futbollisti i Kanyasporit, pësoi një aksident të rëndë me makinë – që doli të jetë fatal për të.

Në mediat turke u raportua se ai kishtë ndërruar jetë – para se emergjenca të arrinte në vendngjarje.

Sipas portalit turk “Spor Arena” ai po udhëtonte për në Ankara në ditën e tij të pushimit për të finalizuar planet e dasmës për shkurt.

Ahmet kishte luajtur për grupmoshta U-20  në Kupën e Botës të vitit 2013, teska ishte pjesë e kombëtares A të në Evropianin e vitit 2016, ani pse nuk pati minutazh.

Turkey international Ahmet Yilmaz Calik dies in horror motorway car crash  aged 27 - Daily Star
Çalik – duke luajtur për kombëtaren turke

Çalik – në të kaluarën ka qenë pjesë e Galasataray, teksa Kanyasporit iu bashkua në vitin 2020. Ai luante në pozitën e qendërmbrojtësit.

Konyaspor shkroi në rrjetet sociale sot se “jemi thellësisht të pikëlluar për humbjen e futbollistit tonë Ahmet Calik, i cili ka fituar dashurinë e tifozëve tanë dhe qytetit tonë që nga dita e parë që erdhi në Konyaspor tonë.

Ngushëllime për të gjithë ne, veçanërisht për familjen e futbollistit tonë Ahmet Çalik”. /Shqip.com