Lajme

Vdes foshnja në Korçë pasi nëna e lindi dhe e futi në valixhe

Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një grua ka futur në valixhe foshnjën e porsalindur, ku më pas fëmija ka ndërruar jetë.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, foshnja është gjetur pa jetë në banesë nga bashkëshorti, i cili kishte para një muaji nga emigracioni.

Ai është shprehur në Polici se kishte më shumë se një vit që nuk ishte kthyer në shtëpi nga emigrimi dhe fëmija i vdekur nuk ishte i tij.

Mësohet se gruaja kishte probleme mendore ndërsa çifti kanë së bashku edhe një fëmijë tjetër 5-vjeç.

Ndërkohë gruaja është transportuar në maternitetin e qytetit për ekzaminime të mëtejshme. Në gjendjen që është nuk mund të sqarojë rrethanat e ngjarjes.

Ndërkohë foshnjës po i bëhet ekspertiza mjeko-ligjore./SHQIP.com