Lajme

Vdes derisa ishte duke shëtitur në pyll

Prevalla

Policia e Kosovës njofton se një vdekje e dyshimtë ka ndodhur të martën rreth orës 15:03 në Prevallë.

Sipas njoftimit, viktima ishte duke shëtitur në pyll bashkë me një grua, kur i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Sipas dëshmitares, ai ishte alivanosur, por në momentin kur njësia policore ka arritur në vend të ngjarjes, viktima nuk ka dhënë shenja jete.

“Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./SHQIP.com