Lajme

Vdes 33-vjeçari në aksidentin në Hodanovc të Kamenicës, lëndohen tre të tjerë

Ilustrim
Ilustrim

Një 33-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Hodanovc të Kamenicës. Në këtë aksident janë lënduar edhe tret ë tjerë.

Lajmi është bërë i ditur për Shqip.com nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 24.02.2023, rreth orës 10:43 ka pranuar informacion se në fshatin Hodonovc, Komuna e Kamenicës ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me tabela vendore. Hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësor dhe njësitin e zjarrfikësve. Si pasojë e këtij aksidenti një person mashkull kosovar rreth moshës 33 vjeçar nuk ka arritur që të u mbijetoj lëndimeve dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjekut kujdestar në vendin e ngjarjes”, tha Osmani.

Sipas Osmanit, personat e lënduar janë duke marrë trajtim në qendrën emergjente në Gjilan.

“Nga ky aksident edhe tre persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore të cilët janë duke marrë trajtim në qendrën emergjente në Gjilan”.

Tutje, Osmani tha se shkaqet e aksidentit ende janë të pa njohura dhe po hetohen nga hetues policor të aksidenteve.

/Shqip.com