Lajme

Vdes 28-vjeçari në Prishtinë, dyshohet se ra nga lartësia

Vdekje / Ilustrim
Vdekje / Ilustrim

Sot gjatë ditës së hënë një person ka ndërruar jetë pasi i njëjti dyshohet se ka rënë nga lartësia.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se viktima është një burrë i moshës 28 vjeçare.

“Sot në stacionin policor Jugu, në Prishtinë, është iniciuar një rast Hetim mbi vdekje. Rasti ka ndodhë në rrugën “Holger Pedersen” në Prishtinë, ku viktima mashkull, 28 vjeç, dyshohet se ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime”, tha Ahmeti.

Klinika Emergjente e QKUK-së

Ahmeti tregoi se viktima nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në Qendrën klinike Universitare të Kosovës.

“Viktima mashkull, nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti në QKUK, ka ndërruar jetë”.

Ndërsa, sipas Ahmetit rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës./Shqip.com