Lajme

Vdekje e dyshimtë në Prishtinë – policia nis hetimet

Shiriti i policisë
Shiriti i policisë

Një vdekje e dyshimtë raportohet se ka ndodhur të enjten e 20 janarit në Prishtinë.

Një grua ka raportuar në polici se ka gjetur të vdekur në shtëpinë e saj viktimën për të cilën ishte duke u kujdesur.

“Prishtinë, 20.01.2022 – 11:50. Ankuesja femër  kosovare, ka njoftuar se e ka gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj viktimën femër kosovare, për të  cilën e njëjta ishte kujdesur”, thuhet në raportin e policisë.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.

Rasti në polici është hapur si “Hetim i vdekjes”./SHQIP.com