Lajme Botë

Vdekja e shefit të “Wagner”, Biden: Asgjë nuk ndodh në Rusi pa qenë mbrapa Putini

Presidenti amerikan, Joe Biden
Presidenti amerikan, Joe Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, ka folur për avionin që u rrëzua në Rusi, i cili në mesin e pasagjerëve të tij kishte edhe shefin e grupit “Wagner”, Yevgeny Prigozhin.

“Unë nuk jam i befasuar. Nuk ka shumë gjëra që po ndodhin në Rusi që Putini nuk është pas. Por unë nuk di shumë për këtë”, ka thënë Biden.

Lexo edhe:
Humb jetën kreu i ushtrisë mercenare “Wagner”, Yevgeny Prigozhin (Video)

Në avionin, që po udhëtonte nga Moska në Shën Petersburg, ndodheshin shtatë pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit. Në aeroplan po udhëtonte edhe krahu i djathtë i Wagner si dhe udhëheqësi ushtarak Dimitri Utkin.

Ka një mister që e mbulon të gjithë ngjarjen, dyshim i cili rritet duke pasur parasysh shpejtësinë me të cilën reagoi Rosaviatsiya, Autoriteti i Aviacionit Rus, i cili lëshoi një deklarate që konfirmonte se emri i Yevgeny Prigozhin ishte në listën e pasagjerëve të avionit që në minutat e para pas ngjarjes.

/Shqip.com