Lajme Botë

Humb jetën kreu i ushtrisë mercenare “Wagner”, Yevgeny Prigozhin (Video)

Kreu i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin.
Kreu i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin.

Kreu i ushtrisë mercenare “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, ka humbur jetën ditën e sotme, pasi avioni në të cilin udhëtonte është përplasur pranë Moskës.

Agjencia ruse e lajmeve TASS ka raportuar se 10 persona janë vrarë pasi një avion privat u rrëzua në rajonin Tver, në veri të Moskës.

Përplasja ndodhi pranë fshatit Kuzhenkino në rajonin veriperëndimor Tver. Disa media ruse e kanë identifikuar avionin si një Embraer Legacy 600, me numër bishti RA-02795, i cili besohet se i përket Prigozhin. Megjithatë, kjo nuk u konfirmua nga zyrtarët.

Kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin, raportohet se ka qenë në bordin e avionit të rrëzuar.

Dalin pamjet e avionit të rrëzuar, në veri të Moskës, me të cilin udhëtonin 10 pasagjerë që humbën jetën ditën e sotme.

Kujtojmë se Prigozhin udhëhoqi një rebelim jetëshkurtër kundër ushtrisë dhe qeverisë ruse në qershor, por që përfundoi kur presidenti bjellorus Alexander Lukashenko ndërhyri për të ndërmjetësuar një marrëveshje.

/Shqip.com