Vazhdon shkëlqimi i 19 vjeçarit nga Spanja
Publikuar:
(22.05.2022 23:18:53)

Sensacioni spanjoll, Carlos Alcaraz filloi “aventurën” e tij në French Open me një fitore ndaj Juan Ignacio Londero, të Argjentinës në ditën e hapjes në Paris.
19 vjeçari është ndër favoritët për titullin – pas një fillimi mahnitës në vitin 2022.
Alcarez triumfoi me rezultat 6-4 6-2 6-0.
Për adoleshentin nga Spanja kjo fitore ishte edhe një tjetër dëshmi se po kalon formë të lartë.
Paraprakisht, ai kishte tërhequr vëmendjen – sepse në Madrid Open e kishte eleminuar Novak Djokovicin dhe Rafael Nadalin.
Carlos – është ende në fillim të karrierës, por po konsideroet si e ardhmja e këtij sporti./Shqip.com