Sport Ndërkombëtar

“Vazhdon mallkimi i Djajve të Kuq”

Manchester United mposhtet nga Brentfordi

Dy ndeshje, dy humbje.

Kriza e rezultatve pozitve po vazhdon te Manchester United.

“Djajtë e Kuq” janë turpëruar në udhëtim te Brentfordi – me rezultat 4-0.

Vendasit shënuan qysh pas dhjetë minutave lojë me anë të Dasilva  – për të treguar se kanë hyrë në këtë takim për fitore.

U prit një përgjigje nga United por nuk erdhi.

Në anën tjetër, vendasit shënuan përsëri.

Jensen në minutën e 18-të dhe Mee – në minutën e 30-të e tundën rrjetën dhe ekrani i madh në stadium tregonte 3-0.

Por, as me këtë rezultat nuk u ngopën.

Dhjetë minuta para përfundimit të pjesës së parë – Mbeumo realizoi për 4-0 dhe fytyrat e futbollistëve të United dukeshin edhe më të dëshpëruara.

Kjo humbje ishte edhe një tjetër dëshmi e formës katastrofale që po kalon United.

Ndërsa, javën tjetër skuadrën e udhëhequr nga Erik ten Hag e pret edhe një test tejet i vështirë: Liverpooli./Shqip.com