“Vazhdon mallkimi i Djajve të Kuq”

Dy ndeshje, dy humbje.
Kriza e rezultatve pozitve po vazhdon te Manchester United.
“Djajtë e Kuq” janë turpëruar në udhëtim te Brentfordi – me rezultat 4-0.
Vendasit shënuan qysh pas dhjetë minutave lojë me anë të Dasilva – për të treguar se kanë hyrë në këtë takim për fitore.
U prit një përgjigje nga United por nuk erdhi.
Në anën tjetër, vendasit shënuan përsëri.
Jensen në minutën e 18-të dhe Mee – në minutën e 30-të e tundën rrjetën dhe ekrani i madh në stadium tregonte 3-0.
Por, as me këtë rezultat nuk u ngopën.
Dhjetë minuta para përfundimit të pjesës së parë – Mbeumo realizoi për 4-0 dhe fytyrat e futbollistëve të United dukeshin edhe më të dëshpëruara.
Kjo humbje ishte edhe një tjetër dëshmi e formës katastrofale që po kalon United.
Ndërsa, javën tjetër skuadrën e udhëhequr nga Erik ten Hag e pret edhe një test tejet i vështirë: Liverpooli./Shqip.com