Sport Ndërkombëtar

Vazhdon lufta për pozitën e parë në Konferencën e Lindjes

Milwaukee e Boston janë në garë për pozitën e parë të Konferencës së Lindjes.

Boston vazhdon të shpresojë për këtë pozitë pas fitores 120-95 ndaj Indiana. Tatum me 34 e Brown me 27 pikë ishin dy më të mirët për Celtics. Kreu në këtë Konferencë momentalisht është në duart e Milwaukee, që mposhti 144-116 Utah Jazz. Të gjithë titullarët e Bucks realizuan mbi 17 pikë.

Skuadra kampione, Golden State mposhti 120-112 Philadelphia, sfidë mes dy ekipesh pretendente për titull. Për Warriors u dalluan Poole me 33 e Curry me 29 pikë, duke i bërë të pavlefshme 46 pikët e Embiid për mysafirët. Fitoi edhe Lakers, që mundi 116-111 Oklahoma. Davis ishte protagonist, autor i 37 pikëve e 15 kërcimeve.

Rrezikon play off-in ekipi i Dallas, që u mund 117-109 në shtëpi nga Charlotte. Për udhëtuesit u dalluan Washington me 28 pikë e Hayward me 25, ndërsa 34 pikët e Doncic mbetën për statistikë. Fitore të thellë korri ekipi i Memphis, që mundi 151-114 Houston, ndeshje ku u dalluan Kennard me 30 e Bane me 25 pikë.

Rezultatet:
Boston – Indiana 120-95
Washington – San Antonio 136-124
Toronto – Detroit 118-97
Memphis – Houston 151-114
Dallas – Charlotte 109-117
Utah Jazz – Milwaukee 116-144
Golden State – Philadelphia 120-112
Portland – Chicago 96-124
Sacramento – Phoenix 135-127
Lakers – Oklahoma 116-111

/Shqip.com