Vazhdon gjykimi ndaj Salih Mustafës
Publikuar:
(10.11.2021 08:35:08)

Nga ora 09:30, fillon seanca e radhës për gjykimin e Salih Mustafës, ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kështu kanë njoftuar Dhomat e Specializuara, ku një pjesë e madhe e seancës pritet të jetë private – për shkak të dëshmitarëve.
Dëshmitarët e parë veç e kanë përfunduar atë që kishin për të thënë. Akuzat e të cilëve i ka mohuar Mustafa.

Ish-eprori i UÇK-së është i ngarkuar me akuza për “krime lufte”.
Ai ishte i pari që u arrestua, më 24 shtator – vitin e kaluar.
Mustafa është arrestuar nga forcat e EULEX-it me urdhër të Dhomave të Specializuara.
Njëjtë siç u arrestua i pari ashtu nisi edhe gjykimi ndaj tij. /Shqip.com