Lajme

Vazhdon aksioni “Brezovica”, Prokuroria jep detaje

Aksioni Brezovica

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka njoftuar se është duke vazhduar aksioni “Brezovica”.

Sipas tyre, aksioni po zhvillohet për identifikimin dhe regjistrimin e vikend-shtëpizave në zonën e Brezovicës.

“Qëllimi i këtij operacioni është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin”, thuhet në komunikatë.

Sic njofton Prokuroria ky aksion është kryer në në koordinim dhe bashkëpunim  me Drejtorinë e Krimeve të Rënda (DKR) në Prishtinë, Inspektoratin e Ministrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjensinë Kadastrale të Kosovës.

Edhe ky aksion i sotëm i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është vazhdimësi i aksioneve të mëhershme në zonën e Brezovicës./SHQIP.com