Sport Ndërkombëtar

Vazhdojnë ndeshjet në Ligën e Kampionëve, Interi pret Liverpoolin në “San Siro”

Champions League do të vazhdojë me ndeshje interesante edhe të mërkurën, që zhvillohen me fillim nga ora 21:00.

Ndeshja më interesante pritet të luhet në Itali, aty ku Interi pret Liverpoolin.

“The Nerazzurri” arritën që për herë të parë pas 10-të viteve ta kalojnë fazën e grupeve.

Kampionët e Serie A në këtë ndeshje do të jenë pa Robin Gosens, Matias Vecino dhe Joaquin Correa, derisa Nicolò Barella është i suspenduar.

Nga ana tjetër për “The Reds” mungon vetëm Divock Origi.

Në dy takimet e fundit ndërmjet këtyre skuadrave dy herë ka fituar skuadra angleze.

Në ndeshjen tjetër Bayerni do të përballet me RB Salzburg, në “Red Bull Arena Salzburg”.

Këto dy takime janë takuar vetëm një herë në Ligën e Kampionëve, ku Bayerni i fitoi të dyja ndeshjet me rezultat të përgjithshëm 6:2.

Bayerni ende nuk ka humbur asnjë ndeshje këtë stinor dhe ka gjashtë fitore nga po aq ndeshje të zhvilluara.

Për Salzburgun kjo është ndeshja e parë në kuadër të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve./Shqip.com