Vashat dardane – superiore ndaj Estonisë
Publikuar:
(05.04.2022 19:09:17)

Një hap i mbarë për vashat dardane.
Përfaqësuesja e Kosovës U-19 ka shënuar fitore me rezultat 2-1, kundër Estonisë.
Në takimin e vlefshëm – për raundin e dytë të kualifikimeve për Kampionat Evropian, vashat dardane nuk lejuan të ndodhë ndonjë befasi.
Golin e parë në këtë takim për Kosovën e shënoi Loreta Lulaj në minutrën e 45-të.
Kurse, epërsinë e dyfishoi Fortesa Berisha.
Në anën tjetër, golin e nderit për estonezet e realizoi Katrin Saulues.
Kjo fitore e Kosovës është një sinjal pozitiv se një e ardhme e ndritur e pret edhe Përfaqësuesn A.
Takimin e radhës, Kosova do e zhvillojë kundër Kazakistanit, kurse në ndeshjen e fundit do të përballen me 11-të prill – kundër Skocisë.
Ky turne ësshtë duke u zhvilluar në Edinburgh të Skocisë./Shqip.com