Lajme Ballkan

Varhelyi: Mezi presim hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varheyly.

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelqyi është shprehur i lumtur pasi që Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ka votuar pro propozimit francez.

Ky propozim i hapë rrugën Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

“E mirëpres rezultatin e votimit të sotëm pas diskutimeve të qëllimshme të ditëve të fundit në Parlament duke dhënë mandat të qartë për Qeverinë për të filluar IGC-në e parë bazuar në propozimin e FR. Mezi presim hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut. Maqedonia e Veriut i përket Bashkimit Evropian”, ka shkruar Varhelyi.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, sot ka miratuar propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, që do t’i hapë rrugën procesit të integrimit evropian.

Propozimi u miratua me 68 vota për, asnjë kundër dhe asnjë të abstenim. Deputetët e opozitës nuk morën pjesë në procesin e votimit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pasi sot Parlamenti maqedonas votoi propozimin francez që i hap rrugë Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë t’i fillojnë negociatat për anëtarësim.

Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, është shprehur se negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian nuk kanë më asnjë pengesë./Shqip.com