Sport Ndërkombëtar

Van Gaal: Mane ishte afër të transferohej në United

Sadio Mane

Louis van Gaal ishte afër të siguronte nënshkrimin e Sadio Manes në Manchester United në vitin 2016 derisa një telefonatë nga Jurgen Klopp ndryshoi situatën.

Van Gaal donte të nënshkruante me Mane nga Southampton pasi u impresionua nga bëmat e tij në sezonin 2015-16 të Premier League.

Kontrata u hartua pasi lojtari ra dakord për kushtet, por sulmuesi ndryshoi mendje në orën e 11-të dhe iu bashkua Liverpoolit.

“Sadio Mane është një lojtar i vërtetë i ekipit dhe kjo është arsyeja pse unë me të vërtetë doja ta nënshkruaja atë. Këta janë lojtarë të vështirë për të luajtur kundër tyre,” tha Van Gaal për botimin holandez NOS.

ane ishte në formë të shkëlqyer në sezonin përpara se të kalonte në Anfield, duke shënuar një dygolësh kundër Liverpool-it dhe gjithashtu një hat-trick kundër Manchester Cityt.

Ai e përfundoi sezonin me 15 gola dhe nëntë asistime në 43 paraqitje në të gjitha garat, gjë që tërhoqi vëmendjen e gjigantëve të mëdha të Premier League./Shqip.com