Sport Ndërkombëtar

Van Basten ironizon Ronaldon

Legjenda e futbollit holandez, ish-sulmuesi Marco Van Basten, në një deklarim për mediat, ka komentuar futbollistët e kësaj epoke, ndërsa theksoi se, nëse do luante 38 vjeç do ishte shumë herë më i mirë se Cristiano Ronaldo.

“Futbollistë si unë në ditët e sotme? Lewandowski më ngjan pak. Cristiano Ronaldo, mendoj se është afruar me mua. Ronaldo është 38 vjeç dhe është ende aktiv. Ai është fizikisht më i fortë se unë, por do të kisha dashur të shihja se si do kisha luajtur unë 38 vjeç, mendoj se do të isha edhe më i mirë“, tha ai.

/Shqip.com