Sport Ndërkombëtar

Valverde kërkohet nga tre gjigantë evropianë

Federico Valverde është një nga lojtarët e Real Madridit më të kërkuar momentalisht nga klubet e tjera në këtë afat kalimtar, veçanërisht në Premier League.

Sipas disa mediave britanike, skuadra si Liverpool, Chelsea dhe Manchester City kanë shfaqur interes për mesfushorin uruguaian.

Një interes për të cilin vetë lojtari dhe Real Madrid janë në dijeni, por as njëri dhe as tjetri nuk e mendojnë largimin e tij nga Madridi. Valverde e bëri të qartë tashmë në Uruguai kur e pyetën për këto thashetheme. Futbollisti deklaroi se ishte në Madrid dhe se nuk kishte ndërmend të largohej.

Klubi “Los Blancos” as nuk po e mendon të ndahet me një nga lojtarët me të tashmen dhe me të ardhmen më të mirë.

24-vjeçari ka një kontratë me Real Madrid deri në vitin 2027 dhe klauzola e ndërprerjes së tij është 1 miliard euro.

/Shqip.com