Sport Shqiptar

Valon Berisha jep premtimin e madh

Humbja e Përfaqësueses së Kosovës nga Bjellarusia në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në EURO 2024, ka pasur shumë dëshpërim dhe reagime të mëdha nga tifozët.

Futbollisti kosovar, Valon Berisha ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me dështimin e “Dardanëve” në këto dy ndeshjet e qershorit.

Berisha përmes rrjeteve sociale ka treguar dashurinë që ka për “Dardanët” dhe ka premtuar se së shpejti Kosova do të rikthehet aty ku e ka vendin.

“Kosovën e dua fort me zemër dhe për të do e jap shpirtin, kurdo që më kërkohet në fushën e blertë dhe jashtë saj. Kemi kaluar shumë sfida të vështira me Kombëtaren, por besoni, keni durim sepse së shpejti do ta kthejmë aty ku je dëshironi dhe ne e kemi qëllimin. Forca Kosovë, forca Dardanët/Besa besë për ty atdheu im”, ka shkruar në rrjetet sociale Berisha.

Kujtojmë që Valon Berisha mungoi në këto dy ndeshje për shkak të një lëndimi. Ai është në Kosovë dhe po stërvitet në fitnese të ndryshme duke u bërë gati për sezonin e ri.

/Shqip.com