Rozë

Vajza që plagosi Vali Corleonen kishte pasur probleme edhe me Morena Tarakun

Gjatë mëngjesit të sotëm Policia e Kosovës ka njoftuar se është plagosur Vali Corleone.

Sipas raportit të Policisë, Princ Corleone është jashtë rrezikut për jetë, teksa është arrestuar një 22 vjeçare për rastin e iniciuar si “vrasje në tentativë”.

Lexo edhe:
Plagoset Vali Corleone, arrestohet një 22- vjeçare

Kush është Vali Corleone?

Emri i tij i vërtetë është Valdrin Sylejmani.

Familja e tij e ka prejardhjen nga fshati Llashticë nga komuna e Gjilanit, dhe kanë rreth 50 vjet që jetojnë në Gjilan.

Jetën luksoze e bën falë biznesit familjar dhe është i mbrojtur nga rojat private.

Princ Vali Corleone më herët u raportua se ka pasur probleme edhe me drejtësinë italiane.

Ai pati thënë se po ndiqet nga shërbimi sekret italiane pasi që dyshohet se Princi është në krye të një mafie globale.

Para 4 muajsh Vali ishte arrestuar për shkak të dhunës në familje. Dhe po në të njëjtën periudhë ai është rehabilituar në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë.

Lexo edhe:
Vali Corleone mbetet në paraburgim edhe për 2 muaj

Cila është lidhja e tij me vajzën që e plagosi?

Pas plagosjes së Vali Corleones në mediat rozë qarkulluan lajmet sipas burimeve të tyre se 22 vjeçarja e arrestuar për plagosjen e tij është ish- e dashura e Valit, Anita Syla.

A.S, 22 vjeçarja e cila për media ishte bërë e njohur nga bashkëjetesa me Vali Corleonen, shpesh herë kishte ndarë pamje edhe nga shtëpia e viktimës.

Duhet përkujtuar që ajo ishte bërë mjaft e njohur në rrjetet sociale, pikërisht me publikimin shpesh herë të video-ve ku shihej edhe Vali. Madje njëherë ajo kishte publikuar edhe një video ku kërcënonte një nga vajzat e showbizit shqiptarë.

Lexo edhe:
Vali Corleone pranohet në Psikiatri pasi ushtroi dhunë ndaj babait të tij

Vajza që plagosi Vali Corleonen kishte pasur probleme edhe me Morena Tarakun

Anita Syla ishte bërë e njohur në media edhe për shkak të sherrit viral me këngëtaren dhe modelen Morena Taraku.

Anita kishte reaguar e revoltuar përmes një video në Tik-Tok, e cila kishte thënë se Morena ka bërë disa deklarata të forta për të.

Lexo edhe:
“Vajza” e Vali Corleones: Morena iu jep gazetarëve nga 50 a 100 euro të mos i publikohen videot me indianët

Sipas saj Morena ka postuar një video në rrjetet sociale ku shihet Anita duke kryer marrëdhënie seksuale. Kjo gjë acaroi “vajzën” e Vali Corleones dhe shpërtheu në akuza të rënda ndaj modeles dhe këngëtares Taraku.

Anita u shpreh se vajza e cila shihet në video është vet Morena. Madje, ajo tha se Taraku iu jep para mediave që të mos i publikohen videot dhe se kryen marrëdhënie me indianë.

Sot, Anita Syla është arrestuar për plagosjen e Vali Corleones./Shqip.com