Sport Ndërkombëtar

Usyk mesazh “nënçmues” për rivalin e tij Fury

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka përdorur sërish rrjetet sociale për t’i kujtuar kolegut të tij britanik Tyson Fury se koha po kalon për të organizuar një duel që do të unifikojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë.

“Jam këtu, po pres për ty!”, ka qenë komenti i Usyk.

Prej kohësh përflitet se dy boksierët do të duelojnë më 29 prill, por ende nuk ka asgjë konkrete si për sa i përket datës ashtu edhe vendit. Si Usyk ashtu edhe Fury janë të pamposhtur në karrierën e tyre dhe mbajnë titujt kampionë bote në peshën e rëndë.

Duket se koha po kalon dhe ka gjasa të dështojë organizimi i sfidës në fund të prillit. Ndaj dhe Usyk i kërkon Furyt të nxitojë. “Nëse ke frikë tërhiqu dhe mos mbaj peng sfidën. Jam gati të dueloj me ty kudo që dëshiron”, tha më tej Usyk, që është duke u stërvitur në Amerikë.

/Shqip.com