Lajme

Ushtroi dhunë ndaj nënës së tij, arrestohet një burrë në Gjilan

Rrahje

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Gjilan, pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Siç kanë bërë të ditur Policia përmes raportit të tyre 24 orësh, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:50

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia e Kosovës

Tutje, PK-ja ka njoftuar se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Shqip.com