Lajme

Ushtria serbe i dorëzon KFOR-it  kërkesën për kthim në Kosovë

Pjesëtarët e Ushtrisë serbe në Merdar i kanë dorëzuar KFOR-it kërkesën për kthimin e 1000 pjesëtarëve të forcave të tyre të sigurisë në Kosovë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar mbrëmë se në seancën e Qeverisë është marrë një vendim unanim që kërkesa për kthimin e forcave të sigurisë serbe në Kosovë së pari të bëhet në formë elektronike, ndërsa sot edhe zyrtarisht në komandën e KFOR-it.

Kërkesa vjen në ditën e shtatë të barrikadave në veri të Kosovës.

Ato u vendosen pas arrestimit të ish-policit, Dejan Pantiq sit ë akuzuar për sulm ndaj zyrave të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në veri.

/Shqip.com