Art Jetese

Ushqimet që ju ndihmojnë të ulni presionin e gjakut

Vetitë e ushqimeve që konsumojmë mund të bëjnë shumë për trupin tonë dhe në mënyrë të veçantë hipertensionin.

Ka vërtet ushqime që ulin presionin e gjakut, me veti të jashtëzakonshme ushqyese me veprim të drejtpërdrejtë në zemrën dhe presionin që gjaku ushtron në muret e enëve të gjakut.

Vaji i ullirit është i pasur me polifenole dhe omega 6, të cilat kanë një efekt pozitiv në hipertensionin, veçanërisht tek femrat.

Produkte të qumështit me pak yndyrë, siç janë qumështi dhe kosi, rrisin sasinë e kalciumit dhe ndihmojnë në rivendosjen e ekuilibrit elektrolit.

Konsumimi i shegës si frutë ose lëng pa sheqer të shtuar, është i dobishëm për sasinë e madhe të kaliumit që përmban.

Fara e lirit është e pasur me Omega 3 natyrale duke përfshirë acidin alfa linoleik dhe peptide me efekt të dobishëm në presionin e gjakut.

Nëse e konsumoni çokollatën në mënyrë të moderuar apo të paktën 70% të saj, ndikon në uljen e presionit të gjakut, falë përmbajtjes së lartë të polifenoleve, pararendësve të acidit nitrik, i cili stimulon zgjerimin e enëve të gjakut.

Panxhari dhe lëngu i panxharit është i pasur me nitrate, të cilat kontribuojnë në zgjerimin e enëve të gjakut dhe për rrjedhojë lehtësojnë presionin e gjakut në muret arteriale.

/Shqip.com