Art Jetese

Ushqimet që duhet të hani në darkë për të fjetur mirë dhe pa shqetësime

Për një gjumë të qetë dhe të rehatshëm, rol të madh luan edhe ushqimi që ju konsumoni gjatë darkës.

Disa nga ushqimet mund ta vështirësojnë gjumin si ato me shumë yndyrë, por më poshtë mund të lexoni disa nga ushqimet që ju përmirësojnë gjumin.

Bajamet

Sipas studimeve, bajamet mund t’i ndihmojnë njerëzit të flenë më mirë për shkak të magnezit që gjendet në to. Teoria që ekspertët mbështesin është se magnezi vepron duke qetësuar sistemin nervor qendror, shkuan Living.

Kështu, ju do të ndiheni më të relaksuar dhe do të bëni një gjumë më të qetë. Konsumi i 100 g bajamesh do të plotësojë 20% të vlerës ditore të rekomanduar për magnez.

Mollët

Një nga frutat e mrekullueshme që vjeshta sjell janë edhe mollët. Duke qenë se kanë një sasi të lartë të vitaminës C, ato mund të ndihmojë në uljen e sheqerit në gjak, të presionit të gjakut dhe gjithashtu të ndihmojë në përmirësimin e frymëmarrjes.

Kjo, nga ana tjetër, mund t’ju ndihmojë të flini më shpejt dhe të qëndroni në gjumë për më gjatë.

Patatet e ëmbla

Patatet e ëmbla, janë një shoqërues i shijshëm për çdo vakt vjeshte. Ato kanë gjithashtu veti relaksuese që mund t’ju ndihmojnë të flini më mirë. Konsumi i fibrave sipas ekspertëve ndikon në zgjatjen e fazës së gjumit të thellë. Dhe duke qenë të mbushura me fibra, patatet e ëmbla mund të shërbejnë si një meze perfekte para gjumit.

Boronica e kuqe

Boronicat e kuqe janë një nga ato fruta që jo vetëm që kanë shumë shije, por përmbajnë gjithashtu edhe plot vitamina të rëndësishme.

Ato janë të pasura me vitaminë C, e cila mund të ndihmojë në përmirësimin e gjumit. Nivelet e ulëta të vitaminës C në organizëm shoqërohen me gjumë të keq dhe pagjumësi.