Rozë

Unikkatili po këndonte në koncert, fansat e tij bëhen llom mes vete

Një gjë e pakëndshme ka ndodhur në koncertin e reperit Unikkatil.

Derisa reperi shqiptar Viktor Paloka i njohur me nofkën artistike, Unikkatil po mbante koncert në Lusanne të Zvicrës, disa fansa kanë filluar të rrihen mes vete.

Ata kanë vazhduar të rrihen deri në dalje të objektit ku është zhvilluar ky event.

Pamjet janë siguruar nga të pranishmit dhe po bëjnë xhiron në rrjetet sociale.

Pëndryshe, Unikkatil para pak ditësh ka lansuar këngën më të re “Po eci”, ndërkohë ai ka premtuar shumë shpejt edhe risi tjera./Shqip.com