Lajme

UNICEF dhuron gjeneratorë të energjisë për Khersonin

Fondi i Emergjencës i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka siguruar 29 gjeneratorë të energjisë për rajonin e Khersonit.

Siç raporton CNN, kjo do të i ndihmojë banorëve të këtij rajoni në rivendosjen e elektricitetit, ujit, dhe ngrohjes nga e cila do të përfitojnë rreth 12 mijë persona.

Agjencia e Kombeve të Bashkuar tha se 15 gjeneratorë u dërguan për të siguruar se strukturat e kujdesit shëndetësor mund të funksionojnë në vendet si Novovorontsovska, Velyko Oleksandrivska dhe Vysokopillia.

“Aksesi ndaj kujdesit shëndetësor dhe ujit është një e drejtë bazë, kështu që aksesi i fëmijëve ndaj shërbimeve kritike duhet të rivendoset sa më parë të jetë e mundur. Ne jemi të vendosur të japim furnizimet dhe shërbimet e nevojshme për ta bërë këtë të ndodhë,” tha përfaqësuesi i UNICEF-it në Ukrainë Murat Shahin në një njoftim për shtyp.

Sipas UNICEF, një shtesë prej 14 gjeneratorësh ju dorëzuan gjithashtu autoriteteve lokale për të mbështetur shërbimet e ujit në këto zona për banorët dhe shërbimet e emergjencës.

Kreu i administratës ushtarake rajonale në Kherson, Jaroslav Janusheviç tha se këta gjeneratorë do të ndihmojnë për të përmbushur nevojat akute përpara dimrit.

“Ne po punojmë për të rivendosur territoret e de-pushtuara dhe nuk ka mundësi për të riparuar të gjithë tubacionet e ujit dhe linjat e transmetimit të energjisë përpara se të nisë sezoni i dimrit. Gjeneratorët e energjisë do të ndihmojnë për të përmbushur nevojat akute përpara dimrit dhe kjo është një ndihmë thelbësore për popullsinë vendase”, tha Janusheviq.

Zelensky takohet me zyrtarin e lartë të Komisionit Evropian për energjinë – SHQIP.com

Kujtojmë se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua të martën me Kadri Simson, zyrtarin më të lartë të energjisë të Komisionit Evropian në Kiev.

Zelensky falënderoi Simson për vizitën e saj në Ukrainë në një kohë kur infrastruktura energjetike e vendit është “nën sulm masiv” nga raketat dhe dronët rusë, thuhet në një deklaratë nga Zyra e Presidentit të Ukrainës.

Siç raporton CNN, në takim u diskutua për hapat e mëtejshëm për të garantuar sigurinë energjetike të Ukrainës në mes të sulmeve të vazhdueshme me raketa dhe dron të Rusisë që kanë rezultuar në dëmtimin serioz të rreth 40% të të gjithë infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

/Shqip.com