Lajme

Zelensky takohet me zyrtarin e lartë të Komisionit Evropian për energjinë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua të martën me Kadri Simson, zyrtarin më të lartë të energjisë të Komisionit Evropian në Kiev.

Zelensky falënderoi Simson për vizitën e saj në Ukrainë në një kohë kur infrastruktura energjetike e vendit është “nën sulm masiv” nga raketat dhe dronët rusë, thuhet në një deklaratë nga Zyra e Presidentit të Ukrainës.

Siç raporton CNN, në takim u diskutua për hapat e mëtejshëm për të garantuar sigurinë energjetike të Ukrainës në mes të sulmeve të vazhdueshme me raketa dhe dron të Rusisë që kanë rezultuar në dëmtimin serioz të rreth 40% të të gjithë infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

Sipas deklaratës, Zelensky foli në detaje për nevojat e Ukrainës për restaurimin e infrastrukturës energjetike dhe i bëri thirrje Komisionit Evropian të luajë një rol koordinues në tërheqjen e ndihmës nga vendet anëtare të BE-së.

Zelensky vuri në dukje gjithashtu rolin e Simson në ndihmën e Ukrainës për t’u bashkuar me rrjetin energjetik evropian ENTSO-E, i cili, përpara pushtimit rus, e shihte Ukrainën duke eksportuar energji në Evropë.

“Fatkeqësisht, për shkak të goditjeve të raketave dhe dronëve kamikaze nga Federata Ruse në sistemin tonë energjetik, ne e kemi pezulluar këtë proces”, tha Zelensky.

/Shqip.com