Sport Ndërkombëtar

Ultrasit e Interit kërkojnë që Lukaku të fitojë respektin pas ‘tradhëtisë’

Ultras "Curva Nord"

Dikur e konsideronin ‘mbret’, ndërsa tani thjesht ‘një nga shumë të tjerë’.

Tifozët Ultras të Interit, ‘Curva Nord’, kanë bërë më dije se do t’i japin një shans të dytë atij.

Por, jo sikur në kohën e para një viti – sa ishte pjesë e klubit nga Milano – duke e quajtur ‘tradhëti’, transferimin e tij te Chelsea.

Romelu Lukaku, Inter, 2020/21

“Curva Nord mbështet Interin dhe nuk do të bëjë asnjë kundërshtim me lojtarin [Lukaku].

“Askush nuk duhet të shkojë ta përshëndesë me shalle apo pankarta nga Curva; gjithçka që do të bëhet në të ardhmen ndaj tij do të duhet të fitohet në fushë me përulësi dhe djersë.

“Ai u mbështet dhe trajtohej si një mbret, tani ai është një nga shumë. Ne nuk do të brohorasim kurrë kundër Lukakut nëse ai e vesh sërish fanellën e Interit.

“Ne morëm parasysh tradhtinë e Lukakut dhe ishim shumë të mërzitur. Një lojtari këto gjëra mund t’i falen me kalimin e kohës, por ato mbeten.”, kanë shkruar ndër të tjerash tifozët ultras të klubit në Instagram.

Përndryshe, sulmuesi belg arriti kulmin e karrierës së tij me Interin në edicionin 2020/21, me të cilët fitoi trofeun e kampionit të Serie A-së.

Si ndër apo edhe më meritori për këtë sukses, atij i erdhën oferta të majme nga klubet e tij.

Romelu Lukaku, Chelsea, 2021/22

Njëra ndër to ishte edhe Chelsea që zbarkoi 29-vjeçarin në “Stamford Bridge” për 113 milionë euro.

Megjithatë, aventura e tij me blutë e Londrës nuk shkoi siç duhej dhe dyja klubet janë dakorduar për rikthimin e tij në Itali në formë huazimi. /Shqip.com