Sport Shqiptar

Ulpiana befason Ballkanin, Drita dhe Llapi marrin tri pikë

FC Ballkani

Ulpiana ka befasuar Ballkanin, duke e ndalur në një barazim 1:1.

Ulpiana doli në epërsi të parët me golin e Egzon Qerimi, në minutën e 20-të.

Por Ballkani arriti që pakë para përfundimit të pjesës së ta barazoj rezultatin.

Ishte Meriton Korenica ai që shënoi për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 1:1.

May be an image of text that says 'FULL TIME ULPIANA 3 FC KF FC BALLKANI 1926LIPJAN LIPJAN 1:1 E.QERIMI 20' M.KORENICA 45+3'

Drita ka mposhtur Malishevën me rezultat  të ngushtë 2:1.

Pavarësisht rasteve pjesa e parë përfundoi pa gola.

Ndërsa pjesën e dytë më mirë e nisën mysafirët duke shënuar në minutën e 48 me anë të Hasan Hysenit.

Por, Drita nuk u dorëzua dhe arriti që ta kthej rezultatin, duke shënuar dy gola.

May be an image of 5 people, people playing sports, people standing and grass

Fillimisht Almir Ajzeraj e barazoi rezultatin, kurse Hamdi Namani ia dha tri pikë të plota.

Drita ngritët në vendin e dytë me 52 pikë, ndërsa Malisheva mbetet në vendin e gjashtë me 37-të pikë.

Llapi ka arritur fitore edhe në xhiron e 30-të kundër Feronikelit.

Llapjanët fituan me rezultat bindës 2:0, duke e marr fitoren e tret radhazi.

Rezultatin e zhbllokoi Edon Sadriu, që në minutën e pestë, derisa Festim Alidemaj shënoi për rezultatin përfundimtar të pjesës së parë 2:0.

May be an image of 6 people and people standing

Pas kësaj fitore skuadra e Tahir Batatinës ngritët në kuotën e 50-të pikëve të grumbulluara, pas 30-të ndeshjeve dhe gjenden në vendin e katër.

Derisa Nikli, është në vendin e fundit me vetëm 12-të pikë.

Kujtojmë që të dielën zhvillohen edhe dy ndeshjet e fundit, ku Prishtina pret Drenicën, ndërsa Dukagjini përballet me Gjilanin./Shqip.com