Lajme

Uliks Emra angazhohet përsëri në MPJD

Uliks Emra

Ish-ambasadori i Kosovës në Norvegji, Uliks Emra ka marrë pozitë të re në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Në një prononcim për Shqip.com, Emra është shprehur se tashmë pas largimit nga pozita e ambasadorit ushtron detyrën e Drejtorit të Departamentit për Organizatat Ndërkombëtare në MPJ.

“Besoj e dini se unë jam Ambasador karrierë (pjesë e MPJ nga 2012), derisa aktualisht jam Drejtor i Departamentit për Organizata Ndërkombëtare në MPJ.

Ai ka thënë se nga viti 2012 deri në 2014 ka qenë Zv.Drejtor i Përgjithshëm në MPJ.

Lexo edhe:
Shkarkohet ambasadori i Kosovës në Norvegji

“Unë jam kthyer nga Norvegjia me arsyetimin zyrtar për nevoja pune në MPJ (qysh e parasheh ligji).Dhe sigurisht jam caktuar pasi jam kthyer nga misioni. Derisa para se të shkojë në mision nga viti 2012 – 2014 kam qenë Zv.Drejtor i Përgjithshëm në MPJ-pozitë e 3 në hierarki (pozita më e larë se kjo aktualja). Prandaj sipas rotacionit kështu veprohet më anëtarët e shërbimit të jashtëm”

Një vit më parë, Uliks Emra ishte shkarkuar nga pozita e ambasadorit të Kosovës në Norvegji.

Ai kishte thënë se nuk do e komentojë vendimin e institucioneve për shkarkimin e tij përderisa është ende në detyrë. 

Mirëpo është shprehur i pakënaqur me këtë vendim ku edhe ka përmendur karrierën diplomatike 10 vjeçare në shërbim të shtetit.

/Shqip.com