Lajme

Shkarkohet ambasadori i Kosovës në Norvegji

Një vit më parë, Uliks Emra ishte shkarkuar nga pozita e ambasadorit të Kosovë në Norvegji.

Ai ka thënë se nuk do e komentojë vendimin e institucioneve për shkarkimin e tij përderisa është ende në detyrë.  

Mirëpo është shprehur i pakënaqur me këtë vendim ku edhe ka përmendur karrierën diplomatike 10 vjeçare në shërbim të shtetit.

“Vendimi mbi Tërheqjen time të Parakohshme të papritur dhe të pa argumentuar  nga posti i Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Norvegji, me arsyetimin “zyrtar” “PËR NEVOJA PUNE NË MINISTRINË E PUNËVE TË JASHTME”, është i vërtetë.

“Për hir të mbrojtjes së interesit shtetëror dhe relacioneve me shtetin mik të Norvegjisë përkundër që ka shumë për të folur, derisa jam në krye të detyrës kam vendosur që nuk do të prononcohem më tej për këtë çështje”,  ka shkruar ai në rrjetin social “Facebook” /Shqip.com

/Shqip.com