Uli kokën në golin e dytë, shpërthejnë akuzat ndaj Hysajt
Publikuar:
(16.06.2024 15:15:27)
![](https://shqip.com/app/uploads/2024/06/bea47eea-8757-4aa3-8171-9d4410af3346-768x567-1.jpg)
Shqipëria pësoi disfatë 2-1 ndaj Italisë, në përballjen e vlefshme për Europianin.
Të shumta kanë qenë reagimet në rrjetet sociale sa i takon lojës së kuqezinjve, ndërsa nuk mund të lihet pa përmendur rasti i golit të dytë të axurrëve.
Goditja e Nico Barellës ishte mjaft e fortë, ndërsa Elseid Hysaj bëri gjithçka gabim, duke ulur kokën dhe duke lejuar që topi të shkonte në rrjetë.
Tifozët nuk janë përmbajtur në rrjetet sociale, duke etiketuar si fajtor mbrojtësin e krahut.
Kuqezinjtë e Sylvinhos do synojnë që të futen në vallen e kualifikimit në ndeshjen e radhës, atë ndaj Kroacisë vetëm pas pak ditësh.
/Shqip.com