Lajme

Ukraina e Moldavia marrin statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE

Ukraina dhe Moldavia edhe zyrtarisht kanë marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Këtë e ka bërë të ditur, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel përmes një njoftimi në Twitter.

“Një moment historik.Sot shënon një hap vendimtar në rrugën tuaj drejt BE-së.Sapo i është dhënë statusi i kandidatit për Ukrainën dhe Moldavinë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Një moment historik”, ka shkruar në Twitter, Charles Michel, presidenti i Këshillit të Evropës.

Kurse vendimi i tetë që është nxjerrë nga mbledhja e KE-së ka të bëjë me njohjen e perspektivës evropiane të Gjeorgjisë.

Gjeorgjia u la në listën e pritjes, në pritje të reformave për të siguruar stabilitetin politik të vendit./Shqip.com