Art Jetese

Uji me limon sjellë shumë pëfitime, por edhe dëme nëse teprohet

Uji me limon nuk është vetëm një alternativë freskuese, por edhe një burim i vitaminës C që mund të ndihmojë në forcimin e sistemit imunitar.

Mund të ndihmojë gjithashtu në rritjen e metabolizmit, duke e bërë atë një zgjedhje popullore për ata që janë në dietë ose mbajnë një mënyrë jetese të shëndetshme.

Ka disa përfitime të shtimit të ujit me limon në dietën tuaj dhe më poshtë i gjeni disa prej tyre, shkruan Index.hr.

Përmirëson shëndetin e sistemit tretës – Pirja e lëngut të limonit përmirëson shëndetin e tretjes pasi limonët përmbajnë fibra të tretshme dhe sheqerna të thjeshtë. Mund të përmirësojë shëndetin e zorrëve dhe të ndihmojë në uljen e niveleve të sheqerit.

Lehtëson dhimbjen e fytit – Uji i ngrohtë me limon i përzier me mjaltë ka qenë prej kohësh një ilaç në shtëpi dhe është treguar se funksionon për ftohjet ose dhimbjet e fytit.

Ndihmon në pastrimin e lëkurës – Pirja e ujit me limon është e mirë për lëkurën sepse limoni përmban vitaminë C e cila mund të ndihmojë në trajtimin e akneve. Megjithatë, kur limoni aplikohet drejtpërdrejt në lëkurë, mund të shkaktojë acarim.

Mbron nga anemia – Limoni përmban vitaminë C dhe acid citrik, të cilët mund të përmirësojnë përthithjen e hekurit nga ushqimet e tjera që hamë dhe kështu të ndihmojnë në parandalimin e anemisë.

Edhe pse sjell një sërë përfitimesh shëndetësore, megjithatë, uji me limon mund t’i bëj telashe trupit tuaj.

Sipas Shoqatës Amerikane Dentare, erozioni dentar i bën dhëmbët më të prirur ndaj prishjes me kalimin e kohës dhe mund të shkaktojë ndjeshmëri dhe dhimbje.

Gjithashtu, shmangni larjen e dhëmbëve menjëherë pasi keni pirë ujë me limon.

Konsumimi i sasive të mëdha të ujit me limon çdo ditë mund të dëmtojë stomakun.

Acidi në limon mund të dëmtojë stomakun dhe mukozën e zorrëve, duke çuar në ulçera.

Një studim zbuloi se ushqimet acidike mund të kontribuojnë në refluksin gastroezofageal (GERD) dhe refluksin acid. Pirja e ujit me limon në stomak bosh mund ta përkeqësojë problemin, kështu që ata që janë të ndjeshëm ndaj refluksit acid duhet të përmbahen nga konsumimi i ujit me limon çdo

/Shqip.com