Sport

UEFA dhe FIFA pezullojnë Rusinë nga të gjitha garat e futbollit

Rusia është suspenduar nga të gjitha garat e FIFA-s dhe UEFA-s.

Vendimi që pritet të jetë goditje e madhe për futbollin rus, është publikuar të hënën mbrëma.

Vendimi i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit dhe Konfederatës Evropiane erdhi pasi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, i cili rekomandoi largimin e sportistëve të Rusisë dhe Bjellorusisë nga garat ndërkombëtare.

“Pas vendimeve fillestare të miratuara nga Këshilli i FIFA-s dhe Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, të cilat parashikonin miratimin e masave shtesë, FIFA dhe UEFA të hënën kanë vendosur që të gjitha ekipet ruse, qofshin ato kombëtare apo klube, të pezullohen nga garat e FIFA dhe UEFA-s deri në një njoftim tjetër”, thuhet në komunikatën e përbashkët të FIFA-s dhe të UEFA-s.

Kjo nënkupton se Rusia do të largohet nga plejofi për kualifikim në Botërorin 2022, derisa Në Ligën e Evropës është dashur të luaj Spartaku i Moskës./Shqip.com