Sport Shqiptar

UEFA dënon Buducnost, për sjelljen raciste të tifozëve në përballjen kundër Llapit

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA ka dënuar skuadrën Buducnost Podgorica.

UEFA në total dënoi klubin me mbi 35 mijë euro për thirrje raciste në ndeshjen kundër Llapit.

“Do të gjobitët FK Buducnost Podgorica me 20,000 euro dhe të mbyllet pjesërisht stadiumi të FK Buducnost Podgorica, gjatë ndeshjes së ardhshme të kompeticionit të UEFA-s, në të cilën FK Buducnost Podgorica do të luajë si klubi pritës, për sjelljen raciste të tifozëve të tij”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Po ashtu klubi duhet të vendos një baner kundër racizmit, si dhe do të gjobitet me 10.125 euro për hedhjen e sendeve dhe me 5250 euro për ndezjen e fishekzjarreve.

Buducnost mposhti Llapin në kuadër të Conference League, duke u kualifikuar në raundin tjetër të këtij kompeticioni.

Në ndeshjen e parë ata fituan me rezultat 2:0, derisa përballja e zhvilluar në “Fadil Vokrri”, u mbyll me rezultat 2:2./Shqip.com