Sport Ndërkombëtar

U nda me Vissel Kobe, Iniesta flet për kthimin te Barcelona

Mesfushori Andres Iniesta u largua nga skuadra japoneze e Vissel Kobes për një aventurë të re. Gjatë intervistës për mediat pas miqësores së zhvilluar me Barcelonën, ai mohoi zërat për një rikthim të mundshëm tek blaugranat, duke konfirmuar kontaktet me trajnerin e Argentinos Juniors, Gabriel Milito.

“Jam në kontakt me Gabriel Milito. Më pëlqen të mendoj shumë për të tashmen dhe dua të vazhdoj të luaj, pastaj do të shohim. Siç e kam thënë shumë herë, do të doja të kthehesha tek Barcelona në një moment të jetës sime, por e shoh shumë të largët si ditë”, u shpreh ai.

/Shqip.com