Lajme

U konfiskohen thika një nxënëses dhe një nxënësit në Podujevë

Therrje me thikë

Policia ka njoftuar se gjatë një plani operativ në shkolla, në një shkollë në Podujevë u ka konfiskuar nga një thikë nxënëses dhe nxënësit të dyshuar.

Rasti ka ndodhur të premten.

Policia tutje njofton se me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar me procedurë të rregullt.

Zyrtari policor.

4 ditë më parë, të martën e 1 marsit, një nxënës 14-vjeçar dyshohet se u vra me thikë në Prishtinë nga një tjetër 15-vjeçar që u vetëdorëzua në polici po atë ditë.