Lajme

Dorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen e 14-vjeçarit

Policia e Kosovës.

Policia nëpërmjet një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se është dorëzuar personi i dyshuar lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë të martën.

Policia tutje ka njoftuar se ai është në masën e arrestit policor dhe se të njëjtit i është sekuestruar një armë e ftohtë thikë, që dyshohet të jetë përdorur në rast.

“Në prezencë të avokatit të personit të dyshuar, në koordinim me prokurorin e shtetit si dhe zyrtarët e Qendrës për punë sociale, hetuesit ndaj tij kanë filluar procedurat e nevojshme policore”, ka përfunduar policia./Shqip.com