Lajme

U akuzua nga studentet për ngacmime seksuale, Këshilli i Etikës rekomandon suspendimin e profesor Xhevat Krasniqit

Xhevat Krasniqi
Xhevat Krasniqi

Këshilli i Etikës ka rekomanduar suspendimin e profesorit Xhevat Krasniqi, dhe dërgimin e rastit të tij në organet kompetente.

Në mbledhjen e së martës siç raporton EO, Këshilli i Etikës ka marrë vendim që kjo çështje t’i mbetet në dorë rektorit të Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi.

Xhevat Krasniqi, profesor i rregullt pranë Fakultetin e Edukimit, është denoncuar nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë për ngacmim seksual.

Lexo edhe:
U akuzua nga studentet për ngacmime seksuale, profesori Xhevat Krasniqi mohon gjithçka

Sipas një ankueseje, profesori i Fakultetit të Edukimit po jepte edhe lëndën e Matematikës në Fakultetin e Mjekësisë, e aty thuhet se kishte “demonstruar me duar fjalën ‘masazh’.

“Kam hyrë të konsultohem me profin në fjalë dhe për të shikuar se ku m’i ka hequr 0.5 pikë nga provimi, e le që përgjigjen nuk e mora, por dola e tronditur nga ajo zyrë me një përgjigje aspak adekuate, morale dhe joprofesionale”, ka thënë njëra nga studentet në ankesën e saj që është paraqitur në Këshill. “E këtu po i citoj fjalët e tij: ‘Unë jam i drejtë në vlerësim, e kështu jam i drejtë, kur dush të bëj masazh’, i cili ma ka demonstruar me duar fjalën ‘masazh’ dhe është afruar për të më përqafuar”, thuhet në ankesë.

/Shqip.com