Tyson Fury i dehur përleshet me një taksist në pushime në Francë
Publikuar:
(19.05.2022 18:05:19)

Tyson Fury është bërë pjesë e një momenti aspak të hijshëm ditën e djeshme.
Aktualisht ai po kalon pushimet në Kanë të Francës, ku është parë të jetë tejet i dehur.
I shoqëruar nga babai i tij, Fury po kërkonte të hipte në një taksi, me shoferin që nuk pranoi t’i vizosë për shkak të alkoolit që britaniku kishte konsumuar.
Kampioni i botës në pesha të rënda, dukej se mezi po qëndronte në këmbë.
Në video shihet babai i tij, Josh dhe disa persona të tjerë që po e shoqëronin atë duke u munduar të negocionin për një gjiro.
Megjithatë, ai taksisti nuk pranoi dhe aty ishte momenti ku “The Gipsy King” u nevrikos. /Shqip.com