Sport Shqiptar

Turqia i “përkulet” Dardanëve

Përfaqëseusja e Kosovës - në hendboll

“E treta e vërteta”.

Pas dy humbjeve nga Greqia, Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ka shënuar fitore.

Dardanët kanë mposhtur Turqinë me rezultat 26-24.

Pas një ndeshje të fortë dhe me shumë emocione, Kosova arriti të dalë fituese në fund.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 13-13, por në të dytën vendasit e treguan diferencën.

Kjo ndeshje u zhvillua në kaudër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror që do të mbahet në vitin 2023.

Takimin e fundit, Kosova e kishte zhvilluar në Athinë – ku pësoi humbje me rezultat të ngushtë 26-25. Në total: dy humbje, një fitore.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti që thotë "KOSOVA FHK 一 MEN'S WORLD CHAMPIONSHIP 2023 QUALIFICAIONPSE1 KEPA 3 6 Hisens 92 KEP REZULTATI FINAL POLAND 2023 HANDBALL 26:24 13:13"
Festa pas fitores

Shpresat për një kualifikim tutje mbesin ende reale, ani pse diçka e tillë nuk është e lehtë.

Takimin e radhës do e zhvillojnë ndaj Belgjikës – me datë 15-të janar.

Përgaditjet për këtë fazë, Dardanët i kishin nisur qysh në muajin dhjetor, kur organizuan dy miqësore me Kuvajtin./Shqip.com